Policia Kufitare e Morinës, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin G. M.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 7.25 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin G. M. 30 vjeç, banues në Kosovë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./BalkanWeb