Rëndohet bilanci i aksidentit të ndodhur pak më parë në aksin Rrugos Lezhë-Laç.

Gazetari Elidon Ndreka raporton se si pasojë e përplasjes, ka mbetur i vdekur një person, ndërsa një i dytë është plagosur.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, por policia është në terren dhe po punon për zbardhjen e tyre./BalkanWeb