Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë për media, ka komentuar lajmin e krijimit të shtetit sovran të Urdhrit Bektashi, duke e cilësuar si një shashkë për të larguar vëmendjen nga skandalet dhe aferat korruptive.
Meta tha se ideja e krijimit të këtij shteti ka ardhur në mënyrë të njëanshme, të pakonsultuar dhe në kundërshtim me Kushtetutën.
“Grabitësi më i madh në këto 34 vite të pronave të bektashinjve dhe komunisteve fetare në vendin tonë hodhi idenë për krijimin e shtetit sovran të urdhrit bektashi në prag të zgjedhjeve elektorale në mënyrë të njëanshme, të pa konsultuar dhe në kundërshtim me frymën e kushtetutës që sanksion se Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm. Kjo është një shashkë për të larguar vëmendjen nga skandalet dhe aferat korruptive ku Rama është i përfshirë vetë.”, tha Meta.
Po kështu, ai u shpreh se përpjekjet e promovimit të tolerimit fetar janë të mirëpritura, por “keqpërdorimi i fesë bektashiane dhe çdo besimi tjetër për qëllime okulte është i papranueshëm”.
“Grabitësi më i madh në këto 34 vite të pronave të bektashinjve dhe komunisteve fetare në vendin tonë hodhi idenë për krijimin e shtetit sovran të urdhrit bektashi në prag të zgjedhjeve elektorale në mënyrë të njëanshme, të pa konsultuar dhe në kundërshtim me frymën e kushtetutës që sanksion se Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm. Kjo është një shashkë për të larguar vëmendjen nga skandalet dhe aferat korruptive ku Rama është i përfshirë vetë.
Çdo përpjekje politike dhe diplomatike për të promnovuar tolerancën fetare, por edhe për ta identifikuar Shqipërinë si qendrën botërore të bektashizmit është e mirëpritur, por nuk mund të keqpërdoret në funksion të axhendave elektorale të momentit aq më tepër kur nuk janë të konsultuara dhe rrezikojnë të kthehen në një precedent të rrezikshëm për rajonin tonë.
Keqpërdorimi i fesë bektashiane dhe cdo besimi tjetër për qëllime okulte është i papranueshëm”, tha Meta./GazetaShqiptare