Vendet anëtare të NATO-s janë mbledhur dje dhe sot në Vilnius të Lituanisë, ku po diskutohet për situatën në Ukrainë dhe kërkesën e këtij shteti për t’u bërë pjesë e aleancës ushtarake.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili është pjesë e delegacionit të Shqipërisë së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, u shpreh se, Shqipëria është e angazhuar dhe vullnetplotë për të shtuar shpenzimet për mbrojtjen.
Peleshi nënvizoi se, në këtë samit po merren vendime kyçe në një moment kritik për sigurinë tonë
“Vilnius, Lituani- Me aleatët e partnerët tanë, të unifikuar në qëndrimin për të vijuar mbështetjen ndaj Ukrainës, për ta ndihmuar në rrugën e saj drejt NATO-s. Vendime kyçe në një moment kritik për sigurinë tonë. Shqipëria e angazhuar dhe vullnetplotë për të shtuar shpenzimet për mbrojtjen!”, shkroi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.