Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka theksoi se, masakrat mjedisore me djegien e plehrave vijojnë në Shqipëri, ndërsa ministrat e kryetarët e bashkive pasojnë përgjegjësitë në kurriz e në dëm të banorëve.

 

Në një deklaratë për mediet, Caka u shprehe se, denoncimi i fundit vjen nga Bradasheshi në Elbasan, ku plehrat derdhen nga kamionët e bashkisë së Elbasanit dhe digjen aty.

 

Ajo thekson se, “inceneratori i Elbasanit, i cili u ka kushtuar shqiptarëve 26 milionë euro, vijon të mos funksionojë dhe plehrat vijojnë të digjen në mënyrë primitive”.

 

Caka tha se, “për Gledis Llatjen dhe Mirela Kumbaron përgjegjësia nuk është e tyre, as e vartësve të tyre, madje po të jetë për funksionarët e Rilindjes, fajet gjithmonë i ka populli”.

 

“Elbasani është një bashki që vuan çdo ditë mbizotërimin e krimit, ndotjen mjedisore, shpopullimin dhe harresën, prandaj 14 Maji do të sjellë mundësinë edhe për qytetarët e tij, për të bërë zgjedhjen më të mirë për veten”, tha Caka.