Gjatë vizitës së tij në Japoni, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është pritur në takim nga kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike. Teksa ka postuar një foto me homologen e tij, Veliaj shkruan se ajo është edhe një promotore e inovacionit dhe bashkëpunimit.

“Është gjithmonë kënaqësi takimi me mikeshën e mirë, Yuriko Koike - jo vetëm kryebashkiake e qytetit më të madh në botë, Tokios, por edhe një promotore e inovacionit dhe bashkëpunimit, siç e dëshmuam gjatë rindërtimit pas tërmetit të 2019 me ekspertët japonezë”, shkruan Veliaj./Shqiptarja