Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të udhëtojë në Gjermani dhe Angola nga 10 deri më 15 tetor.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, njoftoi se Biden do të takohet me liderët gjermanë për të forcuar marrëdhëniet, si dhe do të shprehë vlerësimin e tij ndaj Gjermanisë për mbështetjen e Ukrainës kundër Rusisë.
Nga 13 deri më 15 tetor, Biden do të udhëtojë në kryeqytetin Luanda të Angolës, ku do të takohet me presidentin Joao Lourenco për të diskutuar rritjen e bashkëpunimit mbi prioritetet e përbashkëta, përfshirë forcimin e partneriteteve ekonomike dhe rritjen e paqes dhe sigurisë.
Jean-Pierre tha se kjo vizitë thekson “angazhimin e vazhdueshëm të SHBA-së ndaj partnerëve afrikanë”./aa