Kryetari i PD Sali Berisha shprehet se me Kryeministrin Edi Rama do të bashkëpunojë vetëm për të ndryshuar Kodin Elektoral.
Në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, Berisha theksoi se ky do të ishte bashkëpunimi i tij i vetëm me Ramën nëse ndodh.
Sali Berisha: Asnjë formë bashkëpunimi me Edi Ramën nuk do pranoja përveç ndryshimit të ligjit elektoral. Gjë që ai s’e pranon.
Ndërsa sa i përket bashkëpunimit me Lulzim Bashën, Sali Berisha u shpreh se ai është vetëlarguar nga partia.
Sali Berisha: Përsa i përket Lul Bashës, ai është deputet nuk ka dorëzuar mandatin. Ka kryer aktin e rëndë të vetëlargimit nga PD se Statuti nuk ka përjashtim, por ai që në fushatë elektorale nxjerr kandidatë kundër partisë së tij, ai konsiderohet i vetëlarguar në të gjitha kodet e botës.