Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e epidemisë së kolerës në Sudan është rritur në 433.

Në deklaratën e Ministrisë sudaneze të Shëndetësisë thuhet se numri i përgjithshëm i rasteve të kolerës është rritur në 13.922.

Në deklaratë thuhet se numri i të vdekurve nga kolera është rritur në 433.

Shirat dhe përmbytjet që kanë qenë efektive në Sudan që nga qershori shkaktuan përhapjen e kolerës. Autoritetet sudaneze më 12 gusht e shpallën kolerën epidemi.

Në Sudan, ku lufta vazhdon dhe sistemi shëndetësor nuk funksionon në mënyrë efektive, përhapja e sëmundjeve epidemike e bën jetën e njerëzve edhe më të vështirë./aa