Një tërmet me magnitudë 4,7 ka ndodhur sot në orën 4:55 të mëngjesit në provincën KahramanmaraÅŸ në Türkiye.

 

Sipas informacioneve në faqen e internetit të Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), epiqendra e tërmetit ishte rrethi Göksun.

 

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 7 kilometrash.

 

KahramanmaraÅŸi ishte epiqendra e dy tërmeteve të 6 shkurtit me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë që goditën 11 provincat turke.

 

Rreth 14 milionë njerëz në Türkiye u prekën nga këto tërmete, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.