Në Ministrinë e Brendshme po zhvillohen dëgjesat publike për 11 kandidatët për zgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Gazetari Igli Celmeta tha se deri tani janë mbajtur dëgjesat për 8 kandidatë nga 11 konkurrentë në garë. Bëhet me dije se nesër Komisioni i Posaçëm do të japë vlerësimin me pikë për kandidatët dhe fitues pritet të jetë kandidati që merr më tepër pikë. Emri i kandidatit fitues do t’i dërgohet kryeministrit Edi Rama për emërimin e kreut të ri të Policisë së Shtetit.

Igli Çelmeta: Komisioni i Posaçëm i Vlerësimit ka nisur seancën dëgjimore me kandidatët. 8 nga 11 kandidatët kanë përfunduar seancën dëgjimore. Në këtë moment është Pëllumb Seferi, që po shpalos platformën e tij. Më pas Rebani Jaupi dhe Skënder Hitaj janë në radhë për të dalë para Komisionit. Përpara 3 ditëve, janë skualifikuar 4 kandidatë.

Pas largimit të Muhamet Rrumbullakut, drejtuesi i ri do të zgjidhet me konkurs. Sot do të përfundojnë seancat dëgjimore. Nesër Komisioni do të bëjë vlerësimin me pikë të kandidatëve. Më 27 shtator, pritet që ministri Hoxha t’i propozojë kryeministrit Edi Rama emrin e drejtorit të Policisë së Shtetit.

Kandidatët në garë për drejtor të Policisë së Shtetit:

1-Adriatik Tafçiu

2-Altin Mena

3-Ardian Çipa

4-Gentjan Shehaj

5-Idajet Faskaj

6-Ilir Proda

7-Lutfi Minxhozi

8-Neritan Nallbati

9-Pëllumb Seferi

10-Rebani Jaupi

11-Skënder Hita

Kujtojmë se nga gara u skualifikuan 4 kandidatë, pasi nuk plotësonin kriteret sipas ligjit të ri.

Kandidatet e skualifikuar:

1-Shemsi Prençi

2-Ibrahim Disha

3-Hajrulla Xhivini

4-Sami Rasha

/BalkanWeb