Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato u takua sot me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani.

Ambasadori Gonzato vlerësoi në takim se, duke hetuar dhe ngritur akuza për korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar në Shqipëri, SPAK është një lojtar kyç në progresin e Shqipërisë drejt përmbushjes së standardeve të zgjerimit të BE-së.

Në bashkëpunim edhe me donatorët e tjerë, Gonzato i shprehu Dumanit mbështetje të plotë në punën e tij dhe institucionit që drejton.

“Ne japim mbështetjen tonë të plotë për punën e tij dhe kisha kënaqësinë të prisja sot një takim me Kryeprokurorin e Posaçëm Altin Dumani dhe donatorët kryesorë për të identifikuar mënyrat për të vazhduar ndihmën ndaj SPAK-ut për të ndërtuar kapacitetet e tij”, tha ambasadori i BE-së Silvio Gonzato./ata