Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët për herë të dytë se si po shkojnë gjërat në vendin tonë dhe nga muaj shkurt është rritur numri i atyre që mendojnë se nuk ka ndryshuar asgjë dhe gjërat po shkojnë as mirë as keq nga 28.8% në 32.3%.

Ndërsa numri i atyre që mendonin se gjërat në vendin tonë po shkojnë mirë në shkurt 2023 është ulur nga 32.2% në 31.1% në Mars 2023. Ndërsa numri i qytetarëve që mendojnë se gjërat po shkojnë keq është ulur nga 39% në muajin shkurt 2023 në 36.6% në mars të 2023.

Të pyetur nëse mendojnë se gjërat në vendin tonë po shkojnë në drejtimin e duhur apo të gabuar është rritur numri i atyre që mendojnë se gjërat janë njësoj nga 19.5% që ishte në shkurt 2023 në 15.5% në Mars 2023.

Po ashtu është rritur numri i qytetarëve që mendojnë se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur nga 49.2% që ishte në shkurt në 53.9% në mars 2023.

 

Ndërsa numri i qytetarëve që mendojnë se gjërat në vendin tonë po shkojnë në drejtimin e gabuar është ulur nga 30.7% në Shkurt 2023 në 30.3% në Mars 2023.