Një kopsht zoologjik në Finlandë ka rënë dakord me autoritetet kineze për t’i kthyer dy panda gjigante të huazuara nga Kina, më tepër se tetë vjet para afatit, sepse është bërë shumë e shtrenjtë mirëmbajtja e objektit pas rënies së vizitorëve, raporton agjencia “AP”.
Kopshti zoologjik privat “Ahtari” në Finlandën, që gjendet rreth 330 kilometra në veri të Helsinkit, ka njoftuar në Facebook se pandat “Lumi” dhe “Pyry” do të kthehen “para kohe” në Kinë më vonë këtë vit.
Pandat ishin dhuruar nga Kina për shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë së Finlandës më 2017, dhe supozohej që të qëndronin deri në vitin 2033.
Kopshti zoologjik kishte përjetuar një sërë sfidash, që ndikuan në rënien e vizitorëve, duke nisur nga pandemia COVID-19 e deri te konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës dhe rritjes së inflacionit./BalkanWeb