Mbi 40 inxhinierë të profesioneve të ndryshme, nga
mbarë vendi, nisën këto ditë trajnimin për specialist të testimit të performancës së
produkteve të ndërtimit, pranë Institutit të Ndërtimit.
Sipas Institutit të Ndërtimit, synohet që pjesëmarrësit të pajisen me njohuri teorike dhe aftësi praktike, për të vlerësuar cilësinë e materialeve ndërtimore, e më gjerë.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të vlerësohen me certifikimin e nevojshëm për të avancuar në karrierën e tyre profesionale.
Drejtuesi didaktik, Afrim Çenga, prezantoi programin e trajnimit i cili zgjat 2.5 muaj.
Drejtori i përgjithshëm, Artan Shkreli në fjalën e tij trajtoi domosdoshmërinë e
implementimit dhe “përkthimit” në kredite të trajnimeve të këtij lloji./ata