Në tregun e këmbimit valutor vendas, euroja ka humbur terren me ritme të shpejta kundrejt lekut. Për dy muaj me radhë monedha europiane thuajse ka qëndruar në kufijtë e 100 lekëve.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ky është një nivel gati 13 pikë më i ulët, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë gjatë muajve prill, maj ku euroja është këmbyer me 112 deri 113 lekë.

Këtë fillim jave euro u këmbye me 100.41 lekë ose 0.45 lekë më pak se në fundjavë dhe dollari amerikan zbriti me 0.39 lekë dhe këmbehet me 92.62 lekë.

Agjentët e kursit të këmbimit presin që monedha europiane të pësoj zhvlerësim të mëtejshëm në një kohë kur do të shtohet dhe fluksi i turistëve gjatë sezonit veror.

Forcimi i monedhës vendase kundrejt euros që prej fillimit të vitit të kaluar, konsiderohet nga Banka e Shqipërisë si një normalitet i ri.

Në raportin e fundit të politikës monetare Banka e Shqipërisë thekson ky mbiçmim është në linjë me sjelljen sezonale të kursit, por mbiçmimi i vërejtur gjatë katër muajve të parë të këtij viti ishte më i ulët se ai i regjistruar në të njëjtën periudhë të një vitit më parë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 92.62 -0.39  
Euro EUR 100.41 -0.45  
Poundi Britanik GBP 117.67 -0.60  
Franga Zvicerane CHF 102.63 +0.02  
Jeni Japonez (100) JPY 58.96 -0.17  
Dollari Australian AUD 61.49 -0.29  
Dollari Kanadez CAD 67.81 -0.34  
Korona Suedeze SEK 8.80 -0.02  
Korona Norvegjeze NOK 8.81 -0.03  
Korona Daneze DKK 13.46 -0.06  
SDR SDR 123.75 -0.52  
Ari (OZ 1) XAU 215381.50 -2,451.64  
Argjendi (OZ 1) XAG 2800.73 -101.81  
Juani Kinez (onshore) CNY 12.78 -0.06  
Juani Kinez (offshore) CNH 12.76 -0.05  
Lira Turke TRY 2.88 -0.01  

/ata