Një pikturë nga një artist robot humanoid i quajtur Ai-Da ka hyrë në histori duke u shitur për 1.32 milionë dollarë në Sotheby's. Kjo është hera e parë që vepra e një roboti humanoid shitet nga një shtëpi e madhe ankandi.

Vepra e quajtur 'I.A. Zoti,' është një portret impresionist 7 metra i gjatë që shfaq babanë e informatikës moderne, Alan Turing. Piktura ishte parashikuar të shitej midis 120,000 - 180,000 dollarë.

“Vepra ime e artit është një portret i Alan Turing, matematikanit brilant britanik që hodhi themelet për kompjuterin modern dhe inteligjencën artificiale”, tha Ai-Da për Reuters.

"Portreti ka një cilësi të thyer dhe të shtresuar, duke reflektuar botën tonë aktuale, të fragmentuar dhe të shumëanshme," tha roboti.

Roboti Ai-Da, i quajtur kështu pas Ada Lovelace, programueses së parë kompjuterike, është ideja e Aidan Meller, që thotë se kjo makineri ka për qëllim të ndezë një bisedë rreth mënyrës se si ndërveprojmë me teknologjinë dhe inteligjencën artificiale.

"Ne jemi absolutisht në atë pikë kalimtare nga një botë njerëzore ku njerëzit marrin të gjitha vendimet në një botë postnjerëzore, ku algoritmet kanë filluar ta bëjnë këtë gjë. Mendoj se shprehja përfundimtare ‘I.A. Zoti’ është një mënyrë vërtet e mirë për të treguar kuptimin e këtij tranzicioni," tha Meller.

Procesi përfshinte Ai-Da duke pikturuar disa portrete të vogla të Alan Turing, të cilat më pas u kombinuan në një kanavacë të madhe.

Më pas, Asistentët e studios i shtuan bojë dhe teksturë veprës së artit. Në fund, Ai-Da pikturon sipër kanavacës duke krijuar figura dhe tekstura të reja.

Shitja e Arteve Digjitale të Sotheby, që përmbante gjithashtu kontribute nga artistë gjenerativë si Xcopy, Pak dhe Refik Anadol, u mbajt në internet nga 31 tetori deri më 7 nëntor 2024./Scan