Bordi i Drejtorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) miratoi paketën e shpëtimit prej 7 miliardë dollarësh për Pakistanin.
Sipas mediave pakistaneze, kryeministri i Pakistanit, Shahbaz Sharif, në deklaratën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York, shprehu kënaqësinë për miratimin e paketës së shpëtimit prej 7 miliardë dollarësh dhe falënderoi presidenten e FMN-së, Kristalina Georgieva dhe ekipin e saj.
Sharif tha se reformat ekonomike vazhdojnë të zbatohen dhe se qeveria po punon shumë për të arritur qëllimet ekonomike. Ai falënderoi gjithashtu Arabinë Saudite, Kinën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për ndihmën e tyre në miratimin e paketës.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Pakistanit, Jameel Ahmed tha se qeveria e Islamabadit përmbushi të gjitha kushtet e kërkuara nga FMN-ja.
Në kuadër të kësaj pakete shpëtimi, kësti i parë prej 1.1 miliard dollarësh pritet të arrijë në Pakistan deri më 30 shtator ndërsa kësti i dytë para fundit të këtij viti.
Pakistani dhe FMN-ja filluan negociatat për programin e kredisë 37-mujore në qershor./aa