Edhe Shkrimet “Flasin”, ishte ekspozita që u hap të premten në Muzeun Historik Fier, një bashkëpunim i këtij institucioni kulturor dhe Parkut Arkeologjik Kombëtar të Apolonisë.

Historianët shprehen se qëllimi i kësaj ekspozite që vjen në kuadër të  ditës së trashëgimisë kulturore është afrimi i publikut me pasuritë historike të vendit.

“Mendoj se është një qasje e re për të sjellë publikun në muze”,-tha Ilirjan Gjika, historian.

Të ruajtura dhe të arkivuara me kujdes që prej viteve ‘70 të shekullit të kaluar, në ekspozitë u shfaqën disa nga shënimet autentike të lëna prej disa nga emrat më të spikatur të kulturës shqiptare dhe më gjerë.

Midis tyre bien në sy emrat e Dritëro Agollit, Fatos Arapit, Moikom Zeqos, Visar Zhitit.

Një tjetër risi ne këtë aktivitet ishte edhe miniekspozita kushtuar 100 vjetorit të gërmimeve arkeologjike në Apoloni./EuroNews