Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi sot përmes rrjeteve sociale se, autori dhe Komisioneri pranë Avokatit të Popullit, Ahmet Prençi, dhuroi rreth 100 libra për bibliotekën e IEVP-së “Jordan Misja” në Tiranë.

Në pritjen e organizuar nga drejtori i institucionit, Hazis Koçeku, morën pjesë botuesja Elda Vela, të burgosur dhe punonjës të IEVP-së, të cilët bashkëpunuan për suksesin e nismës. Kjo iniciativë synon të pasurojë bibliotekën dhe të nxisë leximin në radhët e të burgosurve./ata