Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se synimi i institucioneve të Kosovës është integrimi i serbëve në shoqëri dhe institucione, por thotë se këtë po e pengon Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandar Vuçiç.
Osmani ka qenë e ftuar në "think tank"-un “Council on Foreign Relations” në Nju Jork ku foli për marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, si dhe rolin e saj në arenën ndërkombëtare.
Ajo ka theksuar se bandat kriminale të kontrolluara nga Beogradi që frikësojnë qytetarët serbë në veri të Kosovës, duke përmendur vrasje të politikanëve, djegie të shtëpive e metoda të tjera të frikësimit e shantazhit.
“Duke mos i lejuar serbët e Kosovës që të integrohen në institucionet e Kosovës, ata tentojnë të përdorin të njëjtat instrumente që kanë përdorur në Bosnjë e Hercegovinë.
Ata tentojnë që të shkatërrojnë Kosovën nga brenda. Dhe sa më shumë që serbët e Kosovës nuk integrohen, aq më shumë Serbia do t’i përdorë “argumentet” e Putinit se ne do të mbrojmë komunitetin pakicë.
Në fakt, gjithçka që u intereson është territori. Gjithçka që u intereson është që të shtyjnë përpara planet për aneksim të stilit të Krimesë derisa atyre nuk ia ndjen për të drejtat e serbëve që jetojnë në Kosovë”, tha Osmani./Tema