Dinamo ka mposhtur 2 me 1 Vllazninë në “Elbasan Arena”.
Dhe pse Vllaznia mbylli me avantazh pjesën e parë, të ndeshjes së vlefshme për javën e 7-të të Superiores, dinamovitët përmbysën gjithçka në të dytën.
Gjithçka erdhi pas daljes me karton të kuq të Salës nga Vllaznia, i cili ishte dhe autori i golit për shkodranët në pjesën e parë.
Dinamo shënoi fillimisht me Itodo Mandelën në minutën e 79-të, ku i erdhi në ndihmë VAR pasi fillimisht anësori akordoi pozicion jashtëloje.
Më pas Bregu e ktheu në dramë. Lojtari i afruar në merkaton e verës shënoi për 2 me 1 në sekondat e fundit të takimit./Tema