Si pasojë e sulmeve ajrore të vazhdueshme të Izraelit në Liban, humbën jetën 6 punonjës të kujdesit shëndetësor dhe u plagosën 4 të tjerë.
Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë libaneze të Shëndetësisë në lidhje me sulmet ajrore të Izraelit kundër civilëve thuhet se "Armiku vazhdon gjenocidin çnjerëzor".
Në deklaratë thuhet se ushtria izraelite ka bombarduar një qendër të Mbrojtjes Civile në rajonin Beqaa-n Perëndimore ku si pasojë e sulmit kanë humbur jetën 6 punonjës të shëndetësisë dhe 4 prej tyre kanë janë plagosur.
Gjithashtu në deklaratë bashkësia ndërkombëtare u akuzua për mospërmbushje të detyrimeve të saj kundër "sulmeve çnjerëzore të Izraelit që synojnë civilët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor".
Ministria e Shëndetësisë dje njoftoi se si pasojë e sulmeve ajrore të Izraelit ndaj vendit në dy ditët e fundit janë vrarë 14 punonjës të kujdesit shëndetësor.
- Në sulmet e intensifikuara të Izraelit në Liban humbën jetën 1.184 persona
Ushtria izraelite e cila që nga 8 tetori vazhdon konfliktin e kontrolluar me Hazbollahun, më 23 shtator kreu qindra sulme ajrore në qytetet jugore të Libanit si dhe në rajonet Beqaa dhe Baalbek.
Sipas autoriteteve libaneze, gjithsej 1.184 persona, përfshirë 104 fëmijë dhe 194 gra, janë vrarë që nga 17 shtatori kur shpërthyen pajisjet e komunikimit të përdorura nga Hezbollahu.
Lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah u vra në sulmet ajrore të ushtrisë izraelite në Bejrut më 27 shtator.
Ndërsa, Hezbollahu i përgjigjet me predha dhe raketa Izraelit. Në këto sulme, të cilat kryesisht kishin në shënjestër bazat e ushtrisë në anën izraelite, nuk janë raportuar dëme të mëdha.
Për shkak të bombardimeve izraelite brenda vendit janë zhvendosur qindra mijëra njerëz.
Teksa vala e migrimit vazhdon nga pjesët jugore të vendit drejt kryeqytetit Bejrut dhe veriut, dhjetëra mijëra persona kanë migruar drejt Sirisë./aa