Në sulmet ajrore të ushtrisë izraelite në rajonin Baalbek në lindje të Libanit humbën jetën 12 persona ndërsa 20 të tjerë u plagosën.

Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, jepet informacion për viktimat e shkaktuara nga sulmet izraelite.

Në deklaratë thuhet se 12 persona kanë humbur jetën nga sulmet ajrore izraelit gjatë natës kundër rajonit të Baalbek ndërsa 20 persona janë plagosur në këto sulme.

Theksohet se nga sulmi ajror i kryer dje në rajonin Ayn Delb të qytetit Sayda në jug të vendit numri i të vdekurve është rritur në 45 ndërsa numri i të plagosurve në 70.

Ministria libaneze e Shëndetësisë tha se 33 persona humbën jetën dhe 52 të tjerë u plagosën në sulmin ajror në rajonin Ayn Delb mbrëmë./aa