Ka nisur sot pagesa e qirasë prej 68 milionë euro për dy TEC-et lundrues të parkuar në Vlorë, ndonëse nuk kanë punuar asnjë ditë të vetme dhe s’kanë prodhuar asnjë kilovat energji.

KESH ka deklaruar sot në Gjykatën Administrative të shkallës së parë, se ka marrë në dorëzim TEC-in dhe se tashmë fillon shitja e energjisë te KESH me 1 euro. Njëkohësisht, sipas kontratës menjëherë nis edhe lëvrimi i qirasë prej 68 milion.

TEC-i lundrues ka një kosto të prodhimit për 1 Kë deri 10 herë më të madhe se çmimi i blerjes së energjisë elektrike në bursë ndërkombëtare.

TEC-i lundrues u soll në Shqipëri me arsyetimin e krizës energjitike që mund të shkaktohej nga lufta në Ukrainë. Kompania që ka në pronësi anijet është e rëgjistruar në parajsë fiskale në Delaware të SHBA. Excelerate Energy Limited Partnership është kompania dhe pronarët e vërtetë nuk njihen./Dita