Ministrja e Bujqësisë dhe Mbrojtjes Sociale Anila Denaj ndau në rrjete sociale momente nga aksioni për pastrimin e mjedisit në jug të vendit.

Aksioni për pastrimin e mjedisit përfshiu gjatë kësaj fundjave të gjitha bashkitë e vendit nga jugu në veri, me prioritet zonat bregdetare ku dhe fluksi i vizitorëve dhe turistëve është më i lartë për shkak të sezonit turistik.

Në këtë aksion u bashkuan vullnetarisht edhe qytetarët, nxënësit e shkollave si dhe u angazhuan punonjësit nga institucionet qendrore e vendore nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve./ata