Qendra e e Rekrutimit, e vendosur në qendër të Tiranës suprizoi kalimtarët dhe krijoi atmosferë me tingujt e muzikës nga artistët e Orkestrës Sinfonike të Forcave të Armatosura.

 

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi solli surprizën e bukur në pikën e Rekrutimit, të vendosur në qendër të Tiranës nga artistët e Orkestrës Sinfonike te Forcave te Armatosura.

 

“Përmes performancave të tyre përçuan edhe një ftesë tek të gjithë të rinjtë për të zgjedhur FA si një mundësi shumë të mirë karriere”, shkruan Peleshi.