Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani deklaroi se Shqipëria mbetet e përkushtuar për të kontribuar aktivisht në luftën kundër ISIS-it dhe promovimin e shoqërive të hapura dhe harmonike ndërfetare.

Hasani ndodhet në Washington, ku mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global Kundër ISIS, nën kryesimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, në përkujtim të 10-vjetorit të Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in.

Në këtë aktivitet, i cili u drejtua nga Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken morën pjesë ministrat e Jashtëm të disa vendeve anëtare të koalicionit për të trajtuar çështje me rëndësi në kuadër të luftës ndaj ISIS.

Takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse të Koalicionit Global të luftës kundër ISIS, është një kontribut tjetër i rëndësishëm në orientimin, forcimin, bashkimin e përpjekjeve globale, dhe një përgjigjeje gjithëpërfshirëse dhe të harmonizuar ndaj këtij shqetësimi, me të cilin përballen shoqëritë e vendet./ata