Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja po zhvillon një vizitë zyrtare në Hagë, ku pritet të nënshkruajë dy konventa të rëndësishme.
Pjesë e axhendës së ministrit Manja janë dhe një sërë takimesh të rëndësishme me autoritetet në shtëpinë e drejtësisë ndërkombëtare.
“Me tren për në Hagë. Për të nënshkruar dy konventa dhe një protokoll, por dhe për takime të rëndësishme në shtëpinë e drejtësisë ndërkombëtare”, shkroi Manja në rrjete sociale./ata