Deri në orën 12:00 tani kanë votuar 18,94 për qind e qytetarëve. të dhënat e përditësuara nga KQZ  vijnë nga 2678 qendra votimi nga  5211 qendra votimi që janë në total.

 

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ deri më tani numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës është 365191 nga 1927666 zgjedhës në listat e qendrave të votimit.

 

Këtë 14 maj, qytetarët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e bashkive si dhe anëtarët e këshillave bashkiak për 4 vitet në vijim.