Avionët luftarakë izraelitë menjëherë pas paralajmërimit për evakuim të disa vendeve në rajonin Dahieh të kryeqytetit libanez Bejrut, kanë filluar bombardimin e rajonit.
Sipas informacioneve të konfirmuara nga Anadolu, sulmet ajrore kanë filluar menjëherë pas postimit të zëdhënësit të ushtrisë izraelite Avichay Adraee në rrjetin social X për "evakuim" të zonës.
Sulmet e avionëve luftarakë izraelitë u zhvilluan në disa lagje të rajonit Dahieh, në jug të Bejrutit që njihet si "kështjella" e Hezbollahut.
Nuk ka informacion rreth viktimave ose dëmit material./aa