Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi theksoi edhe njëherë "mbështetjen absolute" të vendit të tij për Libanin kundër sulmeve të Izraelit.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme jordaneze thuhet se Safadi zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin e Libanit, Najib Mikati.

Në deklaratë thuhet se Safadi "përsëriti mbështetjen absolute të Jordanisë për Libanin, sigurinë, stabilitetin, sovranitetin dhe sigurinë e qytetarëve të tij dhe se kundërshton sulmet e Izraelit kundër Libanit".

Safadi përcolli direktivat e mbretit Abdullah II të Jordanisë për të siguruar të gjithë ndihmën e mundshme për Libanin në luftimin me pasojat e luftës dhe për të mbështetur përpjekjet për të arritur në mënyrë urgjente armëpushim.

Ai i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të kalojë në veprim për të siguruar armëpushim të menjëhershëm në Liban dhe zbatimin e rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
 

"Të gjitha përpjekjet ndërkombëtare duhet të intensifikohen menjëherë për të ndaluar përshkallëzimin e tensioneve të rrezikshme në rajon. Hapi i parë i kësaj është ndalimi i sulmit kundër Rripit të Gazës", tha Safadi./aa