Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit të lajmit se një fëmije autik i është mohuar e drejta për të pasur një edukatore, në Tiranë.
“Këta të pashpirt që vjedhin miliona dhe bëjnë propagande dhe spërdredhje të pështira përpara kamerave nuk i japin ndihmën aq jetike fëmijës autik”, ka shkruar Vasili në Facaebook.
Sakaq më tej ka bërë thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet vendore të 14 majit pasi po rrezikohet jeta dhe shëndeti i qytetarëve.
Postimi i plotë i Vasilit:
Bashkia e Veliajt e pashpirt edhe me femijen autik!
Veliaj dhe Bashkia e tij arrijne kulmin derisa i mohojne ndihmen femijes, qe vuan me autizem per 4 vjet duke shkuar edhe ne Gjykata kunder familjes se femijes.
Keta te pashpirt qe vjedhin miliona dhe bejne propagande dhe sperdredhje te peshtira perpara kamerave nuk i japin ndihmen aq jetike femijes autik.
Mohimi nga Bashkia i mbeshtetjes me mesues shtese ka shkaktuar regres në zhvillimin e tij mendorte femijes. Ngjarja ka sjellë ndryshime themelore në stilin dhe cilësine e jetës së familjarëve.
Dy prinderit e femijes për shkak të problemeve shëndetësore te femijes se tyre me autizem kërkuan caktimin e një edukatoreje shtesë, e cila do të ndihmonte fëmijën që të avanconte në mësim-dhënie,njëlloj me bashkëmoshatarët e tjerë.
Fëmija paraqitet edhe para Komisionit Multidisiplinar Mjekësor, i cili rekomandon që i mituri duhet të asistohet nga një mësues shtesë të paktën pesë orë në javë.
Por Drejtoria e Kopshteve dhe Çerdheve në Bashkinë e Tiranës dhe Drejtoria Vendore e Arsimit Tiranë, i caktohet një mësuese shtesë për fëmijën e mitur që të zhvillojë vetëm një orë mësim në javë për fëmijën e mitur.
Pra thuajse asgje ne krahasim me ate qe kishte nevoje femija autik.
Komisioneri Kunder Diskriminimit, në Prill të vitit 2020, konstaton se institucionet shtetërore, përfshirë drejtoritë e Bashkisë së Tiranës dhe Zyra Arsimore e kryeqytetit kanë diskriminuar fëmijën e mitur.
Në vendimin e Komisionerit kundra Diskriminimit lexohet ndër të tjera se: “Rekomandimi i komisionit multidisiplinar për të asistuar fëmijën me mësues ndihmës i është njoftuar Drejtorisë së Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve (DPÇK) më datë 07.01.2020. Edhe pas datës 07.01.2020 DPÇK, Bashkia Tiranë nuk rezulton që të ketë marrë asnjë masë për të zbatuar rekomandimin e komisionit multidisiplinar dhe për të siguruar mësuesin ndihmës”.
Ndersa në Gjykatën Administrative u thirrën ekspertë psikologjikë, të cilët arritën në konkluzionin se “Mungesa e mësueses ndihmëse ka sjellë që fëmija i mitur të ketë regres në zhvillimin e tij mendor. Ngjarja ka sjellë ndryshime themelore në stilin dhe cilësine e jetës së familjarëve të tij, ndikim negativ në funksionimin e jetës së përditshme, si dhe në marrëdhëniet ndërpersonale”.
Kjo eshte Bashkia apo neveria bashkiake mizore e Erion Veliajt.
Keta hipokrite me Veliaj ne krye, qe bejne propagande te fellliqur e qe vjedhin me inceneratore e shkaterrojne qytetin ne kulla jane te gatshem te shkaterrojne edhe jeten dhe shendetin e qytetareve.
Largimi i ketyre ne 14 maj eshte mision ne emer te jetes, shendetit dhe qetesise familjare.