“Gjurmë të Postës në trojet shqiptare 1800-1944” titullohet libri i Fadil Smajlajt, i promovuar në Qendrën për Hapje dhe Dialog, COD.

Në promovimin e librit ishin të pranishëm përfaqësues nga Posta Shqiptare dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, të afërm dhe dashamirës të librit.

Me një përvojë të gjatë në fushën e shërbimeve postare, Fadil Smajlaj ofron në këtë libër një analizë të thellë me dëshmi nga periudha të ndryshme të evolucionit të sistemit postar.

Ky libër është një kontribut i rëndësishëm në studimin e historisë shqiptare, që na kujton se shërbimet postare janë më shumë se thjesht një mënyrë për të dërguar letra.

Smajlaj ka shërbyer për 35 vjet në poste të larta drejtuese pranë Postës Shqiptare. Nëpërmjet këtij libri Smajlaj pasuron më tej dijen dhe historiografinë e Postës në të gjithë hapësirën ku kanë jetuar e jetojnë shqiptarët./ata