Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i cili po qëndron për vizitë në Türkiye, është pritur në takim nga ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.
Takimi midis kryeparlamentarit Gashi dhe ministrit Fidan u zhvillua në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Ankara.
Një delegacion parlamentar i Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga kryeparlamentari Gashi, nga sot deri më 5 tetor qëndron për vizitë në Türkiye.
Gjatë vizitës, siç njofton zyra e parlamentit maqedonas, Gashi gjatë ditës nesërme do të pritet në takim nga homologu i tij turk, Numan Kurtulmuş, pas çka do të kryesojnë një takim midis dy delegacioneve, si dhe më pas do të adresohen në një konferencë të përbashkët për media. Mysafiri gjithashtu do të ketë një fjalë përshëndetëse në seancën plenare të Asamblesë së Përgjithshme të Türkiyes.
Siç është paralajmëruar, ai do të udhëtojë edhe në Istanbul, ku do të mbajë fjalim para studentëve të Universitetit Marmara, si dhe do të takojë qytetarë të Maqedonisë së Veriut që jetojnë në Istanbul.
Sot më herët, Gashi u prit në takim në Kompleksin Presidencial nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan, ku i pranishëm ishte edhe kryeparlamentari turk, Kurtulmuş./aa