Zv. kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi se pas një procesi që zgjati 14 muaj, Shqipëria finalizoi procesin e vlerësimit të nivelit aktual të përgatitjes “Screening”.

“Pas një procesi maratonë përgjatë 14 muajve, Shtator 2022 – Nëntor 2023, Shqipëria finalizoi procesin e vlerësimit të nivelit aktual të përgatitjes “Screening” për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke përfshirë një pjesëmarrje të gjerë të të gjitha institucioneve dhe punonjësve publik. Sot në takimin e radhës të Komitetit Shtetëror për Integrimin Europian, pasi shqyrtuam edhe rekomandimet e Raportit të Komisionit të Çështjeve Evropiane të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, miratuam Pozicionin Negociues të Republikës së Shqipërisë për Grupkapitullin e I-rë të Kapitujve “Themeloret”. Miratimi i këtij dokumenti përbën një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”-shkruan Balluku./Scan