Ministrisë i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me përfaqësues të Bankës Botërore, ku u diskuta për dizenjimin e projektit të ri që do të mbështesë zhvillimin e tregtisë dhe ekonomisë shqiptare në vitet e ardhshme.
Ministri Gonxhja në një postim në rrjetet sociale u shpreh se ky projekt synon të sjellë investime të rëndësishme në drejtim të integrimit me tregun e përbashkët europian, me qëllim përmirësimin e konkurrueshmërisë në treg dhe përmbushjen e standardeve që kërkon tregu i BE-së.
Në të njëjtën kohë u fol gjithashtu mbi ecurinë e zbatimit të projektit “për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor”. Ministri Gonxhja u shpreh se kjo është një iniciativë e rëndësishme që po kontribuon ndjeshëm në zhvillimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e lidhjeve tregtare në rajon, duke rritur efikasitetin e transportit dhe reduktimin e kostove të tregtisë për bizneset në Shqipëri dhe më gjerë.
Ky bashkëpunim afatgjatë me Bankën Botërore dhe partnerët e tjerë strategjikë përbën një hap të madh drejt një ekonomie më të qëndrueshme dhe konkurruese për të gjithë qytetarët./Scan