Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish-kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushe, lidhur me akuzën e mosdeklarimit të pasurisë. SPAK kërkoi dënimin e Tushes me 1 vit e 5 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të përfitonte zbritjen e dënimit me 1/3.

Vetëm pak muaj pasi shleu dënimin me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre e dhe shkelje të barazisë në tenderë, ndaj Fatos Tushes nisi një tjetër hetim që ka të bëjë me pasurinë. Bëhet fjalë për një apartament në bregdet të cilin nuk e ka deklaruar./Shqiptarja