Gjykata e Lartë do shqyrtojë në datën 15 Tetor, ora 13:20, kërkesën për pezullimin e vendimit të dënimit me 1 vit burg, të depozituar nga deputeti të PD, Ervin Salianji, nëpërmjet avokatëve mbrojtës.

Sokol Binaj, sipas shortit është caktuar, do të jetë relatori i çështjes, ndërsa kërkesa do shqyrtohet në dhomë këshillimi.

Rekursi paraprak, së bashku me kërkesën për pezullim, u regjistrua ne daten 1 tetor.

Salianji ndodhet aktualisht në Burgun e Fierit që prej dates 27 shtator, pasi Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm i Tiranës e la në fuqi vendimin e shkalles se pare me 26 shtator, për veprën penale “kallëzim i rremë”, në lidhje me dosjen “Babale”.

Salianji kërkon pezullimin e vendimit, me pretendimin se janë kryer shkelje në burgosjen e shpejtë të tij, duke mos pritur zbardhjen e vendimit të Gjykatës dhe se në dosje nuk ka pasur prova./Shqiptarja