Ndërsa vinin në jetë planin te tyre për tensione dhe flakë para Kuvendit për të dytën herë brenda javës, demokratët ankimuan edhe zyrtarisht perjashtimet e 24 deputeteve të opozitës nga Sekretariati i Etikës, ndëshkim që erdhi pas djegies së karrigeve, dhunës dhe dëmëve të tjera në seancën parlamentare të së hënës.

Gazment Bardhi përpiloi ankimimin, që u dorëzua në Byronë e Kuvendit, e cila do të ketë detyrën për të vendosur nëse do të lërë në fuqi përjashtimet e deputetëve apo do të lejojë opozitën të futet brenda parlamentit.

“Byroja e Kuvendit, brenda 2 ditëve nga marrja e ankimit, shqyrton çështjen duke zhvilluar hetim administrative. Nëse Byroja e Kuvendit nuk mblidhet brenda afatit, vendimi i Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën merr formë të prerë”

Për shkak të djegies së karrigeve të deputetëve dhe goditjeve me sende në drejtim të kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit, u përjashtuan me 60 ditë, Flamur Noka, Gazment Bardhin dhe Bledion Nallbatin. 20 të tjerë u përjashtuan me 40 ditë nga jeta parlamentare, ndërsa Edi Paloka vetëm 10 ditë.

Për tensionet, përplasjet deri fizike me gardën, ministrat dhe deputetët e maxhorancës në seancen e dites se enjte, Report Tv ka mësuar se PS nuk do të kërkojë përjashtime të reja.

Deputetët e PD të ndëshkuar dhe masa ndëshkimore 

1.Gazment Bardhi    -  60 ditë i përjashtuar
2.Flamur Noka         -  60 ditë i përjashtuar
3.Bledion Nallbati    -   60 ditë i përjashtuar
4.Edi Paloka            - 10 ditë i përjashtuar   
5.Saimir Korreshi     -  40 ditë i përjashtuar
6.Lefter Gështenja   -  40 ditë i përjashtuar
7.Luan Baçi -             - 40 ditë i përjashtuar
8.Agron Gjekmarkaj -  40 ditë i përjashtuar
9.Dhurata Çupi -        - 40 ditë i përjashtuar
10.Xhelal Mziu           - 40 ditë i përjashtuar
11.Ina Zhupa             -  40 ditë i përjashtuar
12.Zheni Gjergji        -  40 ditë i përjashtuar
13.Helidon Bushati   -  40 ditë i përjashtuar
14.Lindita Metaliaj    -  40 ditë i përjashtuar
15.Ramadan Lika     -  40 ditë i përjashtuar
16.Asllan Dogjani    -   40 ditë i përjashtuar
17.Qani Xhafa          -  40 ditë i përjashtuar
18.Flamur Hoxha     -  40 ditë i përjashtuar
19.Isuf Çela             -  40 ditë i përjashtuar
20.Kastriot Piroli     -  40 ditë i përjashtuar
21.Lodovik Hasani  -  40 ditë i përjashtuar
22.Kasem Mahmutaj-  40 ditë i përjashtuar
23.Edmond Spaho -    40 ditë i përjashtuar
24.Dashnor Sula   -     40 ditë i përjashtuar

/Shqiptarja