Sot në qytetin e Elbasanit, shoqata “Maraton Albania” dhe bashkia Elbasan organizuan maratonën “Skampa 2024″, një aktivitet sportiv, i cili startoi në sheshin Genshër dhe vijoi në rrugët e qytetit, në unazën e qytetit dhe përfundon në pikënisje, në sheshin “Genshër”.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga ky aktivitet ku krahas sportistëve shqiptarë ka edhe sportistë të huaj të atletikës.
Ky aktivitet organizohet për të dytin vit radhazi në Elbasan, në tre disiplina Mini dhe Half Marathon Skampa në 5 km – 10 km – 21 km.
Maratona Skampa është tashmë një garë e certifikuar ndërkombëtare. Realizimi i kësaj maratonë tregoi se maratonistët shqiptarë janë të aftë dhe me përvojë, për të ndërmarrë sfida të shkallës dhe kalibrit botëror duke konkurruar me kolegët e tyre në rajon dhe duke hapur një faqe të re në historinë e maratonës kombëtare dhe eksperimentimit të maratonës, më e gjatë se ajo klasike./ata