James McClean është një lojtar krahu i Kombëtares së Irlandës dhe klubit të Wigan-it në Championship. Vetëm në moshën 34-vjeçare ai mësoi se ishte autik pasi mjekët dolën në këtë përfundim. Si e arriti këtë? Falë vajzës së tij 4-vjeçare Willoë-Ivy, edhe ajo autike.
“Siç të gjthë e dini Willow-Ivy është autike. Këto 4 vite më kanë ndryshuar jetën në mëyrën më të pabesueshme të mundshme por ndonjëherë ka qenë edhe shumë e vështirë ndërsa babi i saj shikon të kalojë të gjitha pengesat që i ka nxjerrë jeta dhe të përballet me sfidat që i dalin përpara përditë.
Sa më shumë ajo rritej, aq më shumë ngjante me mua në shumë gjëra. Shikoj shumë detaje të vogla te ajo që i gjej edhe te vetja ime. Kështu që vendosa të bëja një analizë ASD. Ishte si një udhëtim, por tani e di që kam një diagonozë të qartë dhe ndiej se ka ardhur momenti që ta ndaj me ju të gjithë. Vendosa ta bëj publike për vajzën time sepse autizmi nuk duhet të na ndalojë asnjëherë të arrjmë objektivat që kemi”.
Ky është njoftimi që James McClean bën në profilin e tij në Instagram. Një gjest solidariteti dhe një akst i guximshëm në javën e sensibilizimit ndaj njerëzve me çrregullime të spektrit autik.