Skema Kombëtare e Investimeve 2024, mbështet blegtorët për ndërtimin e ambienteve për mbarështimin e kafshëve dhe stabilimenteve për shpendë.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha se fermerët, shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor dhe subjektet që operojnë në këtë fushë mund të aplikojnë deri më 8 nëntor në Skemën Kombëtare të Investimeve për mbarështimin e kafshëve dhe stabilimenteve për shpendë.
Denaj tha se, skema mbështet investimet në ndërtimin e ambienteve të mbarështimit në blegtori me të paktën 10 lopë; 100 të imta; 10 dosa; 10,000 shpendë.
“Masa e përfitimit është 50% e vlerës totale të investimit deri në 15 milionë lekë për subjekt”, informoi ministrja./ata