Ushtria izraelite kërkoi nga popullata në 25 fshatra dhe vendbanimeve në jug të Libanit që të migrojnë duke u larguar nga shtëpitë e tyre.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichai Adraee, në mesazhin e tij të publikuar nga llogaria e medias sociale bëri thirrje për evakuimin e disa rajoneve në jug të Libanit.
Duke kërcënuar se do të kryejnë sulm, Adraee kërkoi nga banorët e 25 fshatrave dhe vendbanimeve në Libanin jugor që të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të zhvendosen në veri të lumit Awali.
Edhe pse ushtria izraelite pretendon se sulmi tokësor "do të jetë i kufizuar", ajo krahas zonave kufitare kërkon evakuimin e shumë fshatrave dhe qyteteve në veri të lumit Litani në Libanin jugor.
- Ushtria izraelite nisi një sulm të ri ajror në jug të Libanit
Në anën tjetër, Adraee njoftoi se ushtria izraelite nisi një sulm të ri ajror në jug të Libanit.
Andraee pohoi se në sulme janë shënjestruar "pikat që i përkasin Hezbollahut".
Sulmet ajrore të kryera nga ushtria izraelite krahas jugut të Libanit janë të përqendruara edhe në Luginën Beqaa në lindje dhe në kryeqytetin Bejrut.
Përveç sulmeve ajrore, ushtria izraelite më 30 shtator njoftoi fillimin e sulmeve tokësore "të kufizuara dhe intensive" ndaj infrastrukturës së Hezbollahut në Libanin jugor./aa