Ushtria izraelite u kërkoi palestinezëve në katër vendbanime të qytetit Khan Younis në jug të Rripit të Gazës që të migrojnë në Al-Mawasi.

Izraeli vazhdon të përdorë migrimin e detyruar si një armë sistematike në Rripin e Gazës, ku ka kryer sulme prej një viti.

Në një postim në llogarinë e tij në X, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, bëri thirrje për evakuimin e vendbanimeve Beni Suheyla, Al-Mahatta, Sheikh Nasser dhe Maan në jug të Rripit të Gazës.

“Duhet të evakuoni menjëherë këto zona dhe të shkoni në zonën humanitare në Al-Mawasi”, tha Adraee.

Izraeli zakonisht kryen sulme të rënda ajrore ose tokësore në zonat në fjalë përpara këtyre paralajmërimeve.

Në Rripin e Gazës, ku jetojnë rreth 2,3 milionë njerëz, migrimi i detyruar i palestinezëve nuk përfundon për shkak të sulmeve dhe kërcënimeve izraelite.

Palestinezët, të cilët janë shpërndarë nga rajoni në rajon për të mos u shënjestruar nga bombat, nuk dinë se ku të shkojnë në Rripin e Gazës, pasi nuk ka vend të sigurt.

Ushtria izraelite dëshiron që vendet që pretendon se janë "të sigurta" të evakuohen dhe më vonë kryen sulme atje./aa