Qeveria franceze vendosi që moshën e përdorimit të skuterit elektrik të rrisë nga 12 në 14 vjeç.

Ministri i Transportit, Clement Beaune në një deklaratë për mediat njoftoi rregulloren e re që do të hyjë në fuqi për monitorim më të mirë të përdorimit të skuterëve elektrikë në vend.

 

Sipas tij, mbi 2 milionë francezë posedojnë skuterë elektrikë, ndërsa tërhoqi vëmendjen në rritjen e aksidentëve me rritjen e numrit të këtij mjeti.

 

Ai njoftoi se me vendimin që për kohë të shkurtër do të publikohet në "Gazetën Zyrtare", mosha e përdorimit të skuterëve elektrikë do të rritet nga 12 në 14 vjeç.

 

Beaune tha se gjoba në rast se dy persona hipin në këto mjete do të rritet në 135 euro, duke shtuar se nga çdo 5 aksidentë në Paris një ndodh për shkak se 2 persona hipin në skuterë elektrikë.

 

Ndërkohë, Bashkia e Parisit të dielën do të mbajë referendum mbi përdorimin e skuterëve elektrikë në qytet.

 

Parisienët do të duhet të zgjedhin midis vazhdimit ose ndalimit të përdorimit të skuterëve në fjalë.

/AA