Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, diskutuan sot nëpërmjet telefonit marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështje globale dhe rajonale.

Sipas një njoftimi nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës turke, Erdoğan ka shprehur kënaqësinë e tij për zhvillimin e marrëdhënieve turko-ruse, duke shtuar se dialogu politik i nivelit të lartë midis dy vendeve do të vazhdojë.

Ai ka thënë se do të diskutojnë në detaje si çështjet rajonale, ashtu edhe ato globale në raste të ndryshme në periudhën e ardhshme.

Presidenti Erdoğan e ka uruar gjithashtu Putinin për ditëlindjen e tij./aa