Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kryetarët e bashkive në Tiranë. Takim që vjen pak ditë pas operacionit për hernien inguinale.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë foli në lidhje me emergjencat civile, si në rastin e zjarreve, duke kritikuar pushtetin vendor në lidhje me mos trajnimin e punonjësve për të përballuar të tilla situata.

“Prefektura e Korçës ka deklaruar  1431 forca dhe ka aktivizuar 342 forca e ka kërkuar mbështetje nga FA pa arritur të aktivizojë 70 e ca përqind të forcave.
Shkodra ka pasur disa emergjenca, ka përdorur më shumë kapacitete se ato të deklaruarat dhe mbështetjen nga FA e ka kërkuar vetëm në pak raste specifike.
Domethënëse që rezultati në Korçë ku FA janë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme dhe aktivizime i forcave të brendshme ka qenë i dobët, pavarësisht shpenzimit të madh të energjive, rezultatet kanë qenë më të dobëta se në Shkodër.

Nuk është shkencë, duhet strukturim dhe koordinim e trajnim i vazhdueshëm. Duhen bërë stërvitje. Nuk mund të mbajmë Shqipërinë pa zjarre sepse është e pamundur, por duhet të luftojmë për ccdo rrënjë ulli që mund të shpëtohet./BalkanWeb