Kryetari i PD, Sali Berisha ka përkujtuar 14-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nëpërmjet një video ku shfaqet ky moment historik.

 

Berisha shkruan krahas videos se anëtarësimi i Shqipërisë u bë i mundur për shkak të reforma të thella të bërë nga PD në kohën që ishte në qeveri.

 

Po ashtu, kryedemokrati vlerëson mbështetjen ndaj Shqipërisë të ish-presidentit të SHBA, George W. Bush.

 

Postimi i Berishës

 

Sot ditë historike, 14 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, aleancën politike dhe ushtarake më të fuqishme të kohërave.  Ky anëtarësim u bë i mundur nga sukseset e reformave të thella dhe gjithanëshme, funksionimi i shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut. Kjo ëndërr u bë realitet për shqiptarët me mbështetjen e fuqishme të presidentit të SHBA, mikut të madh të kombit tonë George W. Bush dhe vendeve anëtare të NATO-s.  Sot NATO e udhëhequr nga SHBA është mburoja më e fuqishme e paqes dhe lirisë në botë.  Zoti e bekoftë NATO-n dhe vendet e saj anëtare! #sb