Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Holta Zaçaj priti në një takim Gerhard Wahlers, zëvendëssekretar i përgjithshëm dhe drejtues i departamentit ndërkombëtar të Fondacionit “Konrad Adenauer”.

Në këta takim Wahlers edhe nga dr. Thomas Kunze, përfaqësues rezident i Zyrës në Shqipëri.

Gjatë takimit, Zaçaj shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për bashkëpunimin shumë të mirë të deritanishëm me këtë fondacion, duke evidentuar edhe disa prej aktiviteteve më të spikatura me të cilat është konkretizuar ky bashkëpunim.

Po ashtu në takim u diskutua edhe në lidhje me perspektivën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Integrimi në BE është një proces për të cilin forcimi i shtetit të së drejtës dhe demokracisë, mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, pavarësia e pushtetit gjyqësor, janë kushte të nevojshme dhe të domosdoshme, të cilat përfaqësojnë po ashtu edhe parimet që udhëheqin veprimtarinë e këtij fondacioni politik”, thuhet në postimin në rrjetet sociale të Gjykatës Kushtetuese./ata